Aksident trafiku në Vitromiricë, çiklisti dërgohet në Spitalin e Pejës

Aksident trafiku në Vitromiricë, çiklisti dërgohet në Spitalin e Pejës

15:30, 18/10/2020
Një aksident i rëndë trafiku është shkaktuar sot në Vitromiricë të Pejës.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

Driton Rugova nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka thënë për lajmi.net, se aksidenti u shkaktua në mes të një veture dhe një çiklisti.

“Në fshatin Vitromiricë të Pejës ka ndodhur një aksident në mes një veture dhe një çiklisti. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar çiklisti i cili u dërgua në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Rugova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco