Arrestohet burri nga Drenasi pasi detyroi tre të mitur të punonin për të

Arrestohet burri nga Drenasi pasi detyroi tre të mitur të punonin për të

09:24, 18/10/2020

Policia në Drenas ka arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore”

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Drenas, ku personi në fjalë është arrestuar nën dyshimin se ka rekrutuar për punë të detyrueshme tre të mitur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka rekrutuar për punë të detyrueshme tre viktima të mitur meshkuj  kosovar”, ka njoftuar policia në raporton 24 orësh.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Viktimat janë trajtuar sipas procedurave, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco