Tritoli në Vlorë shkakton panik/ Ja tre pistat ku po hetohet

Tritoli në Vlorë shkakton panik/ Ja tre pistat ku po hetohet

11:20, 14/10/2020

Detaje të reja janë zbardhur nga pakoja e djeshme me eksploziv në Vlorë që u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga Forcat Xheniere.

Pakoja kishte brenda 300-400 gram eksploziv dhe fillimisht u pikas nga banorët, teksa më pas paralizoi për 3-4 orë qarkullimin nga Pallati i Kulturës në Vlorë deri tek Porti.

BW raporton se në një perimetër prej 1 kilometër, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pasi dyshohet se autori mund të ketë qenë afër pakos për ta aktivizuar.

Tre janë pistat ku janë përqendruar hetimet: e para, që eksplozivi mund të jetë vendosur për një prej banorëve të zonës që kalon aty.

E dyta, që personi që e ka pasur mund të jetë trembur nga Policia e dhe e ka hedhur nga automjeti, teksa pista e tretë që po hetohet është se pikërisht eksplozivi i është vendosur automjetit afër pakos së dyshimtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco