Shqiptari kapet me kokainë në Itali/ Çfarë zbuloi policia në telefonin e trafikantit

Shqiptari kapet me kokainë në Itali/ Çfarë zbuloi policia në telefonin e trafikantit

11:13, 14/10/2020

Një i ri është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me gjysmë kilogrami kokainë në shtëpi. Mediat italianë bëjnë të ditur se 30-vjeçari shqiptar iu gjetën të fshehura në makinë edhe 14 doza të tjera, gati për tu shitur.

Operacioni për arrestimin e shqiptarit u zhvillua në Breshia, pas disa ditësh ndjekje dhe vëzhgimi nga policia.

Më 2 tetor një agjent e përgjoi atë dhe e pa duke u dhënë çanta tre personave dhe në këmbim mori para.

Pas arrestimit gjatë kontrollit në banesë, policia i gjeti edhe 10 mijë euro, dy peshore për peshimin e drogës dhe dy celularë. Në njërin prej telefonave, policia thotë se brenda 4 orëve mbërritën 80 thirrje nga klientë të ndryshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco