Njëri rrahu gruan, tjetri i dënuar për ‘shaktërrim’, policia e Durrësit prangos edhe të riun që shkaktoi aksident

Njëri rrahu gruan, tjetri i dënuar për ‘shaktërrim’, policia e Durrësit prangos edhe të riun që shkaktoi aksident

09:35, 14/10/2020

Tre persona që ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale u arrestuan nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës.

Shtetasi me inicialet Y. K., banues në Durrës, u vu ne pranga pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”.

Ndersa 32 vjeçari me inicialet Xh. Y., eshte akuzuar se më datë 11.10.2020, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u ndalua shtetasi:

E. D., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 27.09.2020, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chryser” ka goditur mjetin tip “Opel” dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit “Opel”, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital janë larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco