Gjashtë të ndaluar nga prokurorët për vepra penale

Gjashtë të ndaluar nga prokurorët për vepra penale

12:27, 28/09/2020

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë, i dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve është ndaluar një (1) person të dyshuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronës, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” . Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuar është dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco