'Porsche' i djegur/ Biznesmeni nga Elbasani, i arrestuar si eksportuesi i drogës nga Turqia në Has

'Porsche' i djegur/ Biznesmeni nga Elbasani, i arrestuar si eksportuesi i drogës nga Turqia në Has

07:49, 28/09/2020

Makinës "Porsche" të biznesmenit të metrazheve në Elbasan iu vu zjarri gjatë natës. Po cili është Elis Bahushi? 

Ai është personi në foto, një nga 27 të arrestuarit në tetor 2018, i akuzuar si i përfshirë në ngritjen e laboratorit të përpunimit të heroinës së Brenog të Hasit.

Nga hetimet e deri tanishme dyshohet se, 35-vjeçari ka pasur rolin e trasnportuesit të lëndës narkotike dhe përbërësve të saj nga Turqia drejt vendit tonë. Disa hyrje dalje nga sistemi TIMS, treguan se Elis Bahushi kishte udhëtuar më shpesh në Turqi, Maqedoni dhe Kosovë.

Organi i akuzës kërkoi informacion nga homologët turq se kë kishte takuar në Stamboll në datat 25 dhe 26 tetor 2018, Elis Bahushi, ku qenë administruar edhe biletat e tij të udhëtimit.

Uniformat blu treguan se Bahushi dhe familja e tij prej më shumë se 25 vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar në qytetin e Elbasanit, kryesisht në fushën e veshjeve dhe metrazhit. Furnizimin me lëndë të parë familja Bahushi e kryente në Turqi dhe për këtë arsye ka dyshime nga prokurorisë se, dy ekspertët turq, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia shqiptare të jenë dërguar në vendin tonë nga 37-vjeçari Elis Bashushi.

Gjykata e Krimeve të Rënda e futi në burg biznesmenin bashkë me mikun e tij  Orges Jahelezi, masë e cila ishte vendosur më herët edhe nga gjykata e Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco