Arrestohet grupi i rrezikshëm kriminal në Prishtinë...ja emrat

Arrestohet grupi i rrezikshëm kriminal në Prishtinë...ja emrat

21:48, 24/09/2020

Policia e Kosovës ka konfirmuar se grupi i rrezikshëm i personave të dyshuar për grabitje të armatosura, Leutrim Latifi dhe Kastriot Shala, janë arrestuar sonte në mbrëmje.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sot rreth orës 21:00 nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë është zbatuar një aktvendim i Gjykatës së Apelit, ku janë arrestuar tre persona ndaj të cilëve janë marrë të gjitha veprimet konform aktvendimit.

Lirimi i këtij grupi është parë me shqetësim të madh nga një numër i qytetarëve dhe i njohësve të sigurisë, ku dihet për të ardhur tek arrestimi i këtyre personave është ndarë edhe një shumë e parave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco