Përleshje masive në Prizren

Përleshje masive në Prizren

14:50, 21/09/2020

Në një rrahje janë përfshirë shtatë të dyshuar meshkuj rreth orës 13.30 në Prizren. 

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. 

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore ku gjate kontrollit në veturën e njërit të dyshuar, është gjetur një armë me një karikator me katër fishekë,  dy thika dhe një qelës gome që dyshohet të jetë përdorur në rast. 

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve i cili kishte në posedim armën dhe kishte shtënë me të, është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet si lëndim i rëndë trupor dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco