FSK-ja shpëton dhe evakuon 4 alpinistë në Drelaj

FSK-ja shpëton dhe evakuon 4 alpinistë në Drelaj

12:28, 21/09/2020

Njësia e Kërkim -Shpëtimit e Gardës Kombëtare të FSK-së ka realizuar me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit malor në fshatin Drelaj të Rugovës së Pejës. Operacioni, në kushte nate dhe terren të vështirë,  u zhvillua, duke filluar mbrëmë prej orës 23 e duke përfunduar suksesshëm sot në orët e hershme të mëngjesit me kërkimin, shpëtimin  dhe evakuimin e katër personave.

Personat e shpëtuar ishin pjesëtarë të Shoqatës Alpiniste “Gjeravica”, njëri prej të cilëve  ishte i lënduar e të cilit iu ofrua trajtimi fushor mjekësor dhe evakuimin profesional. 

Njësia e FSK-së, operacionin e realizoi në koordinim me njësitë e Policisë së Kosovës, Zjarrfikësit Lokal, ndërsa evakuimin e personave e ka bërë në bashkëpunim me Shoqatën e Kërkim -Shpëtimit Malor “Peja”.

Angazhimi vetmohues dhe profesionalizimi i lartë i pjestarëve të njësive të Kërkim- Shpëtimit të FSK-së, si edhe njësive tjera, dëshmohen në çdo kohë, në çdo vend dhe në çdo situatë në shërbim të qytetarëve tanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco