Pasdite shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit për vrasjen në 'City Club'

Pasdite shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit për vrasjen në 'City Club'

11:39, 21/09/2020

Pas 1 viti e 7 muaj proces rigjykimi, sot në Gjykatën Themelore në Pejë, pritet të bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj të pandehurit Granit Elshani, i cili nga Prokuroria Speciale e Republikës akuzohet për vrasje të rëndë, tri tentim vrasje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Aktgjykimi pritet të shpallet në ora 15:00, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Sylë Lokaj.

Lidhur me këtë rast, Gjykata Themelore në Pejë, me 30 maj të vitit 2018, ka shqiptuar 25 vjet burgim, ndaj Granit Elshanit, i cili akuzohet për vrasje dhe tri tentim vrasje, për ngjarjen që kishte ndodhur në natën e 2 janarit të vitit 2010, në diskotekën “City Club”, në Pejë.

Kurse, Apeli kishte anuluar aktgjykimin në fjalë, duke miratuar ankesën e mbrojtësit të mëparshëm të akuzuarit Granit Elshani, avokati Ndrecë Dodaj, për shkak se aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetim jo të plotë të gjendjes faktike.

Gjykata e shkallës së dytë ka vlerësuar se dispozitivi i aktgjykimit të shkallës së parë, është në kundërshtim me vetveten dhe me arsyetimin e aktgjykimit dhe nga provat e administruara ka kundërthënie në mes dëshmive të dëshmitarëve rreth përshkrimit të personit i cili ka shtënë me armë.

Sipas aktakuzës Prokurorisë Speciale të ngritur më 25 nëntor 2016, thuhet se më 2 janar të vitit 2010, në diskotekën “City Club” në Pejë  i akuzuari Granit Elshani, kishte hyrë me dy revole të tipit “TT” dhe kishte filluar të shtinte në drejtim të tani të ndjerit Besart Shabi dhe Valdet Kelmendit, i cili ishte plagosur.

Siç përshkruhet në aktakuzë, natën kritike Granit Elshani, shënjestër të vrasjes kishte anëtarin e familjes Kelmendi, Valdetin, por që plumbi kishte goditur Besart Shabi, i cili kishte qëlluar afër tij.Sipas prokurorit, atë natë lëndime kishin pësuar edhe persona të tjerë që ishin mbledhur për të festuar, ndër ta edhe zyrtari policor, Hasan Buqaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco