Gruaja sulmohet nga familjari në Prishtinë

Gruaja sulmohet nga familjari në Prishtinë

11:33, 21/09/2020

Një grua është sulmuar fizikisht rreth orës 08.54 nga një burrë i afërm, teksa ky i fundit është arrestuar dhe liruar me procedurë të rregullt për veprën dhunë familjare.

Në raportin 24-orësh të policisë është bërë e ditur se gruaja dhe i dyshuari për sulm fizik kanë pranuar tretman mjekësor.

“Ankuesja dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, derisa ankuesja, tani poashtu e dyshuar, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Përgjatë 24-orëve të fundit vetëm në rajonin e Prishtinës janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco