Spanjë, plantacion gjigant me 10 ton marihuanë në mes të pyllit, arrestohen dy shqiptarë

Spanjë, plantacion gjigant me 10 ton marihuanë në mes të pyllit, arrestohen dy shqiptarë

11:01, 21/09/2020

Saragosa - Policia Kombëtare e Spanjës zbuloi në një pyll në Huesca, një plantacion me gati 10 ton marijuanë dhe arrestoi dy anëtarë të bandës shqiptare që ishte përgjegjëse për këto tonelata marihuana në shkallë të gjerë. Operacioni ka ndodhur në 5 gusht 2020 dhe hetimet janë në vazhdim.

Huesca, një provincë në verilindje të Spanjës, qe vendi ku qe mbjellë një plantacion  marihuane në shkallë të gjerë, i fshehur në një pyll në afërsi të Aguero, rreth 40 kilometra larg nga kryeqyteti.

Në këtë operacion, dy anëtarë të bandës shqiptare që është në krye të mbjelljes së këtyre kulturave u arrestuan dhe pesë shtetas të tjerë të atij vendi që ishin rekrutuar për të punuar fermat e këtij lloji në Spanjë janë identifikuar.

Ferma ishte e fshehur në pyllin me pisha. Aty ishin rritur 7,828 bimë marihuanë, me një peshë totale prej 9,5 tonë. Zona ishte pajisur me gomone dhe sisteme ujitjeje.

Siç raportohet nga Policia Kombëtare, kjo fermë ruhej përgjithmonë nga një shtetas me origjinë shqiptare, i cili u arrestua në vend. Përveç kësaj, një anëtar tjetër i organizatës, i cili ishte i ngarkuar me furnizimin dhe detyrat e infrastrukturës, u arrestuar.

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se ky operacion ka bërë të mundur gjithashtu identifikimin e pesë shqiptarëve të tjerë që kjo organizatë e trafikut të drogës kishte rekrutuar në atë vend dhe transferuar në Spanjë për t'u kujdesur dhe monitoruar plantacione të ngjashme.

Ky është plantacioni i katërt i këtij lloji që është çmontuar deri më tani këtë vit nga Policia Krahinore e Huesca. Në total, 31,698 bimë janë shkatërruar, gjithsej 18.5 tonë marijuanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco