Arrest shtëpiak ndaj burrit e vjehrrit për ngacmim seksual e dhunë në familje

Arrest shtëpiak ndaj burrit e vjehrrit për ngacmim seksual e dhunë në familje

10:23, 21/09/2020

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve I.M dhe B.M, për shkak të dyshimit të bazuar se :

I pandehuri I.M:

Nga data 24.01.2020 e në vazhdimësi gjer me datë 15.09.2020, ngacmon seksualisht personin tjetër dhe atë nusen e djalit të tij, në atë mënyrë që pasi kjo e fundit ishte martuar me djalin e tij, i pandehuri deri sa e dëmtuara ishte vetëm në shtëpi shkon dhe e ngacmon ndërsa e dëmtuara e refuzon deri sa nga shqetësimi i madh vendos ta lajmëroj policinë. 

Me këto veprime i pandehuri I.M dyshohet se ka kryer vepër penale ngacmim seksual.

I pandehuri B.M:

Në vazhdimësi ndaj anëtarit të familjes, këtu të dëmtuarës me të cilën ishte e martuar që rreth dy vite, ushtron dhunë, keqtrajtim fizik dhe psikologjik në mënyrë sistematike duke ju drejtuar me fjalë të ndryshme dhe në mënyrë të vazhdueshme duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit për çka e njëjta detyrohet të marrë edhe qetësues.

Me këto veprime i pandehuri B.M dyshohet se ka kryer vepër penale ngacmim seksual.

Të pandehurve iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco