Shifër shumë e lartë e dënimeve për shkak të maskave, që Policia i shqiptoi në 24 orët e fundit

Shifër shumë e lartë e dënimeve për shkak të maskave, që Policia i shqiptoi në 24 orët e fundit

10:12, 21/09/2020

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, ka shqiptuar 748 tiketa ndaj qytetarëve për shkak të mosmbajtjes së maskave anti-kovid.

Ndërsa, mbi 1 mijë tiketa janë shqiptuar ndaj vozitësve për shkelje të rregullave të komunikacionit, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në 24 orët e fundit, gjithsejt aksidente kanë qenë 28, 18 nga të cilat kanë përfunduar me të lënduar.

Kurse, sipas Policisë, janë arrestuar 14 persona, 11 nga të cilët janë dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco