'Sokol Hoxha, si nuk e provuan dot se ishte vrasësi i shumëkërkuar në Shqipëri dhe Belgjikë'

'Sokol Hoxha, si nuk e provuan dot se ishte vrasësi i shumëkërkuar në Shqipëri dhe Belgjikë'

12:43, 20/09/2020

Një sherr në qytetin e Birminghamit në Angli, do të prangoste një shqiptar me emrin Sokol Hoxha. Nga një kërkim i shpejtë në bankën e të dhënave të policisë angleze  rezultoi se një person me emrin Sokol Hoxha ishte i kërkuar në Belgjikë për vrasjen e gruas së tij Brunilda Dervishi në vitin 2010.

Editori i krimeve Jon Austin i gazetës Sunday Express i  ka kushtuar një shkrim historisë së Sokol Hoxhës i cili krahas vrasjes së bashkëshortes kërkohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë në Patos. Policia britanike mendonte se i arrestuari në Birmingham ishte i kërkuari në Belgjikë, shkruan TCH.

Ky arrestim vuri në lëvizje të menjëhershme edhe Drejtorinë e Interpol Tiranës  e cila Sokol Hoxhën e ka në listën e personave më të kërkuar, madje vitin e shkuar ai shpall si  një ndër 10 më të kërkuarit në qarkun e Fierit. Për Interpol Tiranën , Sokol Hoxha është një person që prej 23 vitesh i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit me 25 vite burg për një vrasje të dyfishtë ndodhur në vitin 1997.

Menjëherë nisën procedurat e ekstradimit në gjykatën e Londrës  dhe me ndihmën e një përkthyesi shqiptarë,  shkruan Sunday Express, shkrim që i referohet Top Channel,  Sokol Hoxha tha se ishte qytetar i Serbisë. Ai paraqiti një dokument me datë dhe vend lindje të ndryshme nga Sokol Hoxha i kërkuar nga Belgjika dhe Shqipëria.

“Si Shqipëria ashtu edhe Belgjika e kishin të pamundur t'i sillnin gjykatës si prova shenjat e gishtërinjve apo AND-n e të kërkuarit Sokol Hoxha” shkruan Jon Austin. Në të tilla kushte gjykatësi Paul Goldsmith e la të lirë Sokol Hoxhën e Birminghamit, pasi nuk mund të vërtetohej se ai ishte vrasësi  i shumë kërkuari i Shqipërisë dhe Belgjikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco