VIDEO/ Dhjetë arrestime, dy netët e fundit në Tiranë

VIDEO/ Dhjetë arrestime, dy netët e fundit në Tiranë

08:14, 20/09/2020

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar gjatë dy netëve të fundit, 10 shoferë. Arrestimet ndodhën gjatë kontrolleve me radar në rrugët interurbane Tiranë -Durrës-Tiranë dhe Tiranë -Elbasan –Tiranë pas mesnate. Pesë prej këtyre shoferëve ishin të dehur, kurse pesë të tjerët nuk kishin patenta për të ngarë makinën.

Policia njoftoi se hoqi 45 patenta ndërkohë, për shpejtësi dhe drejtim makine në gjendje të dehur. 31 nga këta drejtues mjetesh qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin mbi normat e lejura, shpejtësi që varionin 145 km/h deri në 178 km/h.

Rasti më flagrant ishte ai kur dy motoçiklistë dhe dy drejtues automjetesh u kapën duke bërë gara me shpejtësi me njeri-tjetrin. Ata u dërguan për gjykim në Organin Administrativ Shtetëror.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco