Djali i ish-drejtorit të PS-së, autori i vrasjes me thikë në Durrës

Djali i ish-drejtorit të PS-së, autori i vrasjes me thikë në Durrës

19:52, 19/09/2020

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e Idajet Dullës pasditen e sotme në Durrës.

Autori i vrasjes Arbër Koti, është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote, raporton gazetari i SYRI TV në Durrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Shkozetit, afër xhamisë me 4 minare.

Idajet Dulla është gjetur i vrarë pasi ishte qëlluar me thikë në zemër.

Autori i krimit, Arbër Koti, ishte shofer i një urbani që transportonte punonjës të një fasonerie në zonë.

Viktima Idajet Dulla, ka qenë duke drejtuar një furgon malli me të cilin i ka zënë rrugën autobusit të Arbër Kotit që transportonte punëtorët e fasonerisë.

Për këtë shkak, mes drejtuesve të dy mjeteve ka nisur një konflikt që përfundoi me përdorimin e thikës.

34-vjeçari Idajet Dulla është dërguar në spitalin e Durësit por nuk ka mbijetuar nga plaga vdekjeprurëse në zemër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco