Një sherr masiv midis të rinjsh ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, në vendin e njohur si rrotullimi i ‘1 Majit’
Sikundër raportohet, një makinë i ka prerë rrugën një makine tjetër dhe për pasojë ka filluar konflikti mes këtyre personave, që nga fjalët kanë kaluar te përdorimi i sendeve të forta si leva.
Për pasojë një nga mjetet është dëmtuar rëndë dhe ka pësuar thyerje në xhamin e pjesës së mbrapme.
Të dyja palët janë shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarimet e tyre mbi konfliktin që në media u raportua si të shtëna me armë.
© SYRI.net