Pejani e rrah gruan dhe e largon nga shtëpia bashkë me tre fëmijët e tyre

Pejani e rrah gruan dhe e largon nga shtëpia bashkë me tre fëmijët e tyre

10:53, 18/09/2020

Raste të shumta të dhunës në familje po vazhdojnë të raportohen në Kosovë.

 

Një i tillë u raportua të ketë ndodhur edhe në Pejë.

Policia me anë të raportit 24 orësh tha se ka arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale, ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe e ka larguar nga shtëpia bashkë me tre fëmijët e tyre.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco