Dy vjet burg për Shukri Bujën, avokati nuk pati kohë ta mbronte politikanin

Dy vjet burg për Shukri Bujën, avokati nuk pati kohë ta mbronte politikanin

10:09, 18/09/2020

Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja sot është dënuar me dy vite burgim nga Gjykata Themelore.

Për këtë, avokati i tij, Arianit Koci ka deklaruar se Gjykata nuk i kishte dhënë kohë të duhur për t’u përgatitur për rastin pas seancë së fundit.

Sipas tij, Gjykata nuk i ka përfilluar rekomandimet e Apelit.

“Në këtë vendim kemi shkelje të natyrës procedurale dhe atë materiale.Natyrisht se do të ushtroj ankesë. Nga ana e Gjykatës së shkallës së parë nuk janë përfillur rekomandimet e Gjykatës së Apelit. Na është refuzuar kërkesa për prova të reja, dhe nuk janë nxjerre prova për të vërtetuar dashjen e klientit tim. Për më tepër, janë shkelur edhe të Drejtat e Mbrojtjes”, ka deklaruar avokati Koci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco