Digjet vetura në Prishtinë

Digjet vetura në Prishtinë

09:18, 18/09/2020

Një veturë e tipit BMW është kapluar nga zjarri sot rreth orës 01:00 pas mesnate në rrugën “Bedri Berisha”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 01:00, policia ka marrë informatën se në rrugën “Bedri Berisha” në Prishtinë, është duke u djegur një veturë e tipit BMW. Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Aktualisht hetuesit policor po vazhdojnë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco