Këshilltari i Presidentit Thaçi dënohet me dy vjet burgim

Këshilltari i Presidentit Thaçi dënohet me dy vjet burgim

09:13, 18/09/2020

Me dy vjet burgim është dënuar ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi.

 

Buja akuzohej për rastin e njohur si “Feronikeli”.

Seanca gjyqësore finale ndaj tij ishte paraparë të mbahej më 9 shtator, por Buja ishte vetizoluar për shkak të simptomave të koronavirusit.

Gjykata ka refuzuar akuzat ndaj Bujës për pikat “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe ushtrim të ndikimit”.

Halit Gashi është dënuar me 6 muaj burgim me pëlqimin mund të zëvendësohet dënimi me gjobën prej 2 mijë euro.

Hasim Viseshella është dënuar me pesë muaj burgim, dënim që mund të zëvendësohet me 1500 euro. Edmond Rexhepi me gjashtë muaj, njëjtë sa edhe Bajram Rizvani, që mund të zëvendësojë dënimin me 2 mijë euro.

Magbule Sadiku është liruar nga akuzat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco