Plagoset një person në Gjilan

Plagoset një person në Gjilan

21:16, 17/09/2020

Një person është plagosur në fshatin Malishevë të Gjilanit.

Në orët e mbrëmjes së të enjtes në fshatin Malishevë të Gjilanit është plagosur një person.

Rastin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, duke thënë se ende nuk dihet motivet e kësaj plagosjeje dhe se akoma nuk dihet për ndonjë të arrestuar.

“Është plagosur në këmbë një person. Motivet ende nuk janë të sqaruar por po punojmë në këtë rast. Ende nuk kam një raport nëse ka të arrestuar në këtë rast”, ka thënë Hashani.

Tutje Hashani ka thënë se viktima është dërguar në spitalin e Gjilanit dhe se policia është duke u marrë me rastin.

“Mundem të ju konfirmoj se një person është plagosur sonte në orët e mbrëmjes dhe është sjellë në spitalin e Gjilanit, ndërkaq njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rrethanat e rastit”, tha Hashani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco