‘Super-strukturë kriminale!’/ Goditja e 'kartelit', prokurori italian: Mafia shqiptare, aftësi të jashtëzakonshme

‘Super-strukturë kriminale!’/ Goditja e 'kartelit', prokurori italian: Mafia shqiptare, aftësi të jashtëzakonshme

19:22, 17/09/2020

Mëngjesin e 15 shtatorit, u zhvillua një operacion i gjerë ndërkombëtar antidrogë nga ana e policisë së shtetit në Itali në qytetet e Firences, Xhenova, Modena, Pizë dhe Luka por dhe në një sërë vendesh si Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador.

Të orkestruara nga skuadra e lëvizshme e Firences dhe shërbimi qendror operativ, në bashkëpunim me ekipe të tjera të organizmave të policisë së shteteve të Bashkimit Europia të interesuara dhe policisë shqiptare, u ekzekutuan disa urdhër-arreste me kërkesë të prokurorisë së Firences së drejtuar nga Giuseppe CREAZZO, ndaj 30 shtetasve shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Prokurori kombëtar i antimafias, Federico Cafiero, në një konferencë për mediat, të mbajtur në Firence, ka vënë në pah rolin e madh që, sipas tij, luajnë trafikantët shqiptarë të drogës.

Sipas tij, “karteli” shqiptar ka krijuar marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme me trafikantët e drogës në Amerikën e Jugut.

“Ndonjëherë ne mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të dorës së dytë. Operacioni ‘Los Blancos’, nga ana tjetër, na tregon se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të jashtëzakonshme, bëjnë tregti me kartelet e Amerikës Latine, duke mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme me ta. Hetimet gjithashtu bënë të mundur konstatimin e ekzistencës së superstrukturës së tyre kriminale.”

Është një operacion shumë i rëndësishëm ndërkombëtar,  shtoi De Raho, i cili solli në plan të parë rolin e trafikantëve shqiptarë të drogës duke treguar “se sa i fortë është kapaciteti i organizatave kriminale shqiptare.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco