Mbyllen 9 lokale në Ferizaj, ja arsyeja

Mbyllen 9 lokale në Ferizaj, ja arsyeja

16:04, 17/09/2020

Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka mbyllur nëntë lokale, të cilat dyshohet se ushtronin veprimtari devijante.

Lajmi u bë i ditur nga Komuna e Ferizajt, e cila njoftoi se lokalet në fjalë nuk posedonin dokumentet përkatëse, kushtet higjieno-teknike dhe nuk respektonin udhëzimet mbrojtëse ndaj COVID-19.

“Leva e kontrollit shtetëror përkatësisht Inspektorati i Komunës, është vazhdueshëm në terren në kontrollet e subjekteve të ndryshme afariste. Mbrëmë, pas një aksioni të mirëkoordinuar mes Inspektoratit të Komunës, Njësisë së Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore, inspektorëve të ATK-së dhe inspektorëve të punës, pas inspektimeve që u zhvilluan në rrugët “Kemajl Hetemi”, “Qamil Ilazi”, “Mejdi Xhaferi”, “At Nik Prela” dhe “Shën Tereza” në 11 subjekteve gastronomike”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Kjo komunë ka bërë të ditur po ashtu se ky aksion i Inspektorëve të Ferizajt do të vijojë edhe ditëve e javëve në vijim, në gjithë territorin tonë, për të vënë ligjshmërinë e zbatimin e rregullit në subjekte afariste që nuk përmbushin këto kushte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco