Aksident në Novobërdë, vdes një person

Aksident në Novobërdë, vdes një person

16:03, 17/09/2020

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Novobërdë, si pasojë e të cilit, një person ka vdekur

Rasti ka ndodhur në fshatin Zebnicë të Novobërdës, njofton policia.

Viktima është dërguar në spitalin e Graqanicës, ndërkaq nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra në aksident.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën, për shkaqe te panjohura ka daluë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit drejtuesi ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar ne Spitalin e Graqanicës ku rreth orës 22:15 ka ndërruar jetë”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco