Kishte kultivuar kanabis në afërsi të banesës, një i arrestuar në Krujë Foto ilustruese

Kishte kultivuar kanabis në afërsi të banesës, një i arrestuar në Krujë

14:54, 17/09/2020

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa përreth një banese në fshatin Larushk, Fushë Krujë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin:

A. S., 37 vjeç, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco