Dalin detaje nga operacioni 'Los Blancos', ja çfarë rregulli ndiqnin kartelet shqiptare me ato të Amerikës së Jugut

Dalin detaje nga operacioni 'Los Blancos', ja çfarë rregulli ndiqnin kartelet shqiptare me ato të Amerikës së Jugut

13:39, 17/09/2020

Super operacioni ndërkombëtar antidrogë ku policia e Firencës shkatërroi një kartel kriminal të konsideruar ‘ udhëheqës i grupeve shqiptare të specializuar në trafikun e drogës ishte sot në qëndër të mediave shqiptare si dhe ato të huaja.

Mbi 5.5 milion euro dhe gati 4 ton kokainë u sekuestruan në këtë super operacion.

Në total u lëshuan 31 masa arresti ndërsa 20 persona u arrestuan.

Të arrestuarit akuzohen në mënyra të ndryshme përsa i përket pjesmarrjeve të tyre në këto grupe kriminale që synonin trafikimin ndërkombëtar të drogës. 

Arrestimet përveç vendit tonë kanë përfshirë dhe qytetet e Firencës, Genovës, Modenës, Pisën dhe Lucca në Itali dhe një numër vendesh të huaja si Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermanin, Greqinë, Hollandën, rumaninë, Hungarinë dhe Ekuadorin.

Sipas prokurorisë italianë marrësit e masave ishin pjesë e kartelit ‘Kompania Bello’ një organizatë në të gjitha aspektet paralele me atë të karteleve të mëdha në Amerikën e Jugut për t'u konsideruar " pikë e padiskutueshme dhe e lartë referimi për grupet shqiptare të specializuara në trafikun e drogës ".

Kokaina e importuar nga karteli kishte edhe logon e vet, "Bello", të stampuar në blloqe.

Karteli kishte degëzime në Itali, Hollandë, Belgjikë, Ekuador, Austri, Zvicër, Francë, Zvicër, Francë, Norvegji, Turqi, Gjermani.

Një pjesë e të ardhurave nga shitja e kokainës përdorej për të paguar tarifat ligjorë në rast të arrestimeve të bashkëpunëtorëve të tyre dhe për të mbështetur anëtarët e familjes së tyre.

Rregulli 50 me 50 : Karteli i fuqishëm i drogës organizonte ngarkesa me disa kuintal drogë në të njëjtën kohë ndiqte rregullin 50 me 50 që do të thotë gjysma e ngarkesës ishte në pronësi të organizatave shqiptare , gjysma  e atyre të Amerikës së Jugut .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco