EMRI/ I vuri zjarrin degëve por djeg veten, humb jetën 73 vjeçari në Memaliaj

EMRI/ I vuri zjarrin degëve por djeg veten, humb jetën 73 vjeçari në Memaliaj

12:26, 17/09/2020

Një 73-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht teksa ishte duke i vënë flakën një grumbulli mbeturinash të degëve të thata.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çërrilë në Memaliaj kur Haki Hasimi, banor i këtij fshati ka mbetur i pajetë teksa ka dashur t’i vendosë flakën një grumbulli mbeturinash të dala pas krasitjes se degeve te ullinjve në një parcelë.

Mësohet se kur ka vendosur flaken, zjarri ka marre drejtim të kundert i ndihmuar edhe nga era dhe kësisoj ka shkuar në drjtim të tij duke i marrë jetën.

Forcat zjarrfikëse të Memaliajt, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur mospërhapjen e flakëve në të gjithë parcelen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco