FOTOT/ Si u arrestua për kokainë në Dubai burri i ish-missit shqiptar Suada Sherifi

FOTOT/ Si u arrestua për kokainë në Dubai burri i ish-missit shqiptar Suada Sherifi

11:19, 17/09/2020

Ditën e sotme ka rënë në pranga në Dubai, Denis Matoshi, i njohur ndryshe si Eldi Dizdari. Ai është arrestuar si pasojë e një operacioni ndërkombëtar të drogës, i cili është  finalizuar në disa shtete.

Gjatë orëve të fundit, Dizdarit i janë sekuestruar miliona euro dhe tonelata me kokainë që vinte nga Ekuadori dhe trafikohej në shtetin e Europës. Në pranga janë vënë tre persona në Vlorë, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit të Dritan Rexhepit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave në një burg të Ekuadorit.

Sakaq, Dizdari nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Ai ka qenë shpesh në qendër qendër të mediave rozë për shkak të bashkëshortes së tij, ish-missit Suada Sherifi.

Ata janë të martuar prej disa vitesh dhe kanë sëbashku një vajzë të vogël. Mirëpo prej disa kohësh e gjithë familja është shpërngulur në Dubai. Në këtë mënyrë, Suada është detyruar të mbyllë edhe bizneset e saj në Tiranë, siç ishte ajo e një qendre tregtare në qendër të Tiranës, shkruan ABC News.al.

Ndërkohë ish-missi gjatë kësaj periudhe i ka mbyllur të gjitha kontaktet me publikun, pasi edhe profilin në Instagram e ka kthyer në privat dhe me shumë pak ndjekësa.

Rikujtojmë që Eldi Dizdari dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur në Bllok dy vite më parë.

Ai ishte në kërkim policor pasi ai është personi që ka pasur një konflikt të fortë me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Metropol” të Redi Popeskut, rreth gjysëm ore para se të ndodhte përplasja me armë brenda këtij lokali.

Gjithashtu njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa muajsh në Durrës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco