EMRI/ Super-operacioni, kush është 'bosi' shqiptar i kokainës që u arrestua në Dubai

EMRI/ Super-operacioni, kush është 'bosi' shqiptar i kokainës që u arrestua në Dubai

11:04, 17/09/2020

Zbardhet emri i një prej personave të arrestuar në Dubai nga operacioni ndërkombëtar i drogës i finalizuar në disa shtete. Gazetari Artan Hoxha raporton se në pranga është vënë Eldi Dizdari i njohur ndryshe si Denis Matoshi.

Ai është një personazh i njohur i trafikut të kokainës dhe ka qenë i përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur në Bllok dy vite më parë.

Pas masakrës së “ish-Bllokut”, Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli në kërkim biznesmenin Eldi Dizdari (Denis Matoshi), pasi dyshohej si një nga personat kyç që ka lidhje me ngjarjen e rëndë. Dyshohet se Eldi Dizdari kishte mosmarrëveshje me biznesmenin Ervin Mata për pazare droge dhe kjo ka çuar në përplasjen mes tyre.

Dizdari është kushëriri i Arbër Çekajt, pronari i kompanisë “Arbri Garden” ku para më shumë se një viti u sekuestrua një sasi prej 613 kilogramësh kokainë.

Operacioni ndërkombëtar i finalizuar gjatë orëve të fundit është shtrirë në Shqipëri, Itali, Spanjë, Holandë dhe Dubai, ndërsa sipas mediave italiane trafiku i drogës drejtohej nga shqiptarët.Gjatë aksionit janë sekuestruar miliona euro dhe tonelata me kokainë që vinte nga Ekuadori dhe trafikohej në shtetin e Europës.

Në pranga janë vënë tre persona në Vlorë, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit të Dritan Rexhepit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave në një burg të Ekuadorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco