Nuk ndalet krimi: Pronari i lokalit plagos me armë zjarri klientin

Nuk ndalet krimi: Pronari i lokalit plagos me armë zjarri klientin

10:52, 17/09/2020

Nuk ndalet krimi në vend.  Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në një lokal të Kamzës. Pronari, i identifikuar me inicialet F.K., 35 vjeç, është konfliktuar verbalisht dhe fizikisht me klientin 39-vjeçar të identifikuar me inicialet R.C., të cilin e ka qëlluar me armë.

Pronari kishte qëllim që ta vriste dhe tentoi ta qëllonte sërish, por ndërhyrja e menjëhershme e policisë shpëtoi jetën e klientit. 

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një klient, pas një konflikti të çastit, dhe në vijim të konfliktit e ka qëlluar përsëri për ta vrarë, falë ndërhyrjes në kohë, Policia i bllokoi armën pronarit të lokalit duke parandaluar vrasjen e klientit.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë rreth orës 02:20, se në Kodër Kamzë, në një lokal, kishte një konflikt verbal e fizik mes pronarit të lokalit dhe një klienti, kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.

Bashkëpronari i lokalit, shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, në brendësi të lokalit është përfshirë në një konflikt fizik e verbal për motive të dobëta, me shtetasin R. C. (klient lokali) dhe më pas konflikti ka vijuar në ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë e konfliktit shtetasi F. K. ka plagosur me armë zjarri në dorë, shtetasi R. C., 39 vjeç., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin që shtetasi F. K. po qëllonte përsëri në drejtim të shtetasit të plagosur, ndërhyrja në kohë e me profesionalizëm e punonjësve të Policisë ka bërë të mundur parandalimin e vrasjes, duke i hequr armën nga dora shtetasit F. K. dhe duke e prangosur atë.

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco