Vrasja në Elbasan/ Bujar Çela u ekzekutua brenda 60 sekondash

Vrasja në Elbasan/ Bujar Çela u ekzekutua brenda 60 sekondash

10:13, 17/09/2020

Zbardhet gjithë dinamika e vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës në Elbasan.

Saktësisht në 05:45 të mëngjesit të sotëm Bujar Çela parkoi automjetin dhe u ul në lokalin që shërben dhe si lavazh në hyrje të Elbasanit nga Tirana.

Pikërisht në atë moment, autorët e maskuar në fytyrë që e kishin ndjekur viktimën, erdhën nga rrethrrotullimi i Bradasheshit dhe kanë qëlluar prej cepit të lavazhit deri tek lokali për 50 metra largësi.

Bujar Çela, që punonte si taksist pa licencë, qëndronte çdo ditë në këtë lokal. Pasi u ul në tavolinë, ai u qëllua dhe u rrëzua nga karrigia. Gëzhoja janë gjetur në hapësirën prej 50 metra nga ku qëlluan autorët, teksa plumbat kapën edhe derën, pllakat dhe në tokë dyshemeja u mbulua me gjak.

Në vendin e ngjarjes kishte dhe dëshmitarë okularë që nuk dëgjuan fillimisht të shtëna pasi pistoletat e autorëve mund të kenë qenë me silenciator, por vetë lokali ku ndodhi ngjarja dhe gjithë zona janë të ‘blinduara’ me kamera, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Ka raportime se kamerat e sigurisë kanë fiksuar tre autorët. Mësohet se një nga autorët kanë qëlluar në harkun kohor prej 60 sekondash, të pashqetësuar nga askush, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pista kryesore e hetimeve është për shkak të përfshirjen kriminale të vëllait të tij, Talo Çela në grabitjen e Rinasit si dhe dyshimet për disa vrasje në Durrës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco