Nga Dubai në Vlorë! Finalizohet operacioni anti-drogë, 5 të arrestuar

Nga Dubai në Vlorë! Finalizohet operacioni anti-drogë, 5 të arrestuar

10:04, 17/09/2020

Një operacion i madh është finalizuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë me kërkesë të SPAK, gjatë të cilit janë arrestuar 3 persona të dyshuar si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ndërsa në kërkim janë ende edhe dy të tjerë.

Aksioni ka nisur pas disa hetimeve të përbashkëta të cilat kanë nisur në Itali, Spanjë, Holandë dhe Dubai dhe sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha janë dhënë 20 urdhër arreste.

Rrjeti i drogës ka sjellë kokainë në Evropë kryesisht në Belgjikë dhe Holandë nga Ekuadori.

Pjesëtar i rrjetit dhe me rol kryesor dyshohet se është shqiptari Dritan Rexhepi i burgosur në Ekuador, një nga shqiptarët me të kërkuar në botë, i arratisur nga burgjet e tri shteteve, i kapur nga Interpoli në Amerikën e Jugut. I shumëkërkuari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit tre vite pas arratisjes nga një burg i Belgjikës. 

Grupi i trafikantëve të kokainës e forcoi aktivitetin nga viti 2016 e më vonë.

Burimet shtojnë se rolin më aktiv nga nga pesë të arrestuarit në Shqipëri e ka pasur J.Ll. , i  cili koordinonte veprimet për ngarkesat që hynin ne Evropë dhe jetonte mes Shqipërisë dhe Belgjikës.

Ndërsa të arrestuarit e mbrëmshëm në Vlorë pjesë e rrjetit të trafikimi të kokainës janë E. J., 27 vjeç, G.M.,  35 vjeç, V.L. , 40 vjeç,, R.I.,  33 vjeç.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 5 persona dhe 2 të tjerë janë akoma në kërkim gjatë operacionit policor antidrogë në Vlorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco