Viktima në Elbasan, baba i dy fëmijëve/ Ja pista ku po hetohet

Viktima në Elbasan, baba i dy fëmijëve/ Ja pista ku po hetohet

08:54, 17/09/2020

Kanë dalë detaje të reja mbi vrasjen e 50-vjeçarit Bujar Çela, e ndodhur mëngjesit e sotëm. Sipas saj, viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte si taksist.

Ndërsa burime nga Policia e Elbasanit theksojnë se pista ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hakmarrjes për shkak të problemeve të të vëllait Talo Çela, i shpallur prej disa kohësh në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Pak minuta pas ngjarjes, policia gjeti në fshatin Murras një makinë të djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes , identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë .

Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco