Shqiptari qëllon me thikë shqiptarin në Greqi, më pas merr makinën dhe sulmon…

Shqiptari qëllon me thikë shqiptarin në Greqi, më pas merr makinën dhe sulmon…

12:44, 16/09/2020

Skena që janë të ngjashme me ato të filmave. Kështu e përshkruajnë mediat greke një incident ku janë të përfshirë dy shqiptarë në Chania të Kretës.

Fillimisht një 25-vjeçar shqiptar kishte ndjekur me thikë mes turmës me njerëz një bashkatdhetar.  Më pas, sipas mediave greke, 25-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur hyri me makinën e tij në një dyqan me qëllim për të goditur të riun tjetër po nga Shqipëria, i cili ishte ulur me miqtë e tij në banakun e dyqanit.

Ngjarja është parë nga shumë persona, të cilët janë tmerruar kur drejt tyre u afrua një makinë me shpejtësi. Për fat të mirë personat shpëtuan vetëm me disa lëndime në këmbë, pasi shpejtësia e makinës u ndal nga një bordurë dhe një motor që ndodhej aty pranë.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe arrestoi 25-vjeçarin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco