Frikë nga hakmarrja/ Pas krimit të rëndë në Bathore, policia merr në mbrojtje familjen e autorit

Frikë nga hakmarrja/ Pas krimit të rëndë në Bathore, policia merr në mbrojtje familjen e autorit

11:04, 16/09/2020

Uniformat blu kanë marrë në mbrojtje familjen e Agron Tanushit i cili ekzekutoi me dy plumba pushke në sy të fëmijës kunatën e tij Jetmira Hasani.

Kjo për shkak se nga përplasjet e një dite më parë, ekziston frika se familjarët e viktimës mund të tentojnë hakmarrjen. Autori i ngjarjes së rëndë vijon të jetë në kërkim.

Vëllai i këtij të fundit, i divorcuar prej katër vitesh me viktimën është emigrant në Greqi, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pronësisë së banesës.

Kunata e autorit jetonte në një banesë me autorin pavarësisht se ishte divorcuar me vëllanë e tij, ndërsa ishte pajisur me urdhër mbrojtje pasi kishte pasur edhe më parë konflikt me Agron Tanushin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco