Arrestohen dy punëtor të komunës së Gjakovës, dyshohet se falsifikuan dokumente

Arrestohen dy punëtor të komunës së Gjakovës, dyshohet se falsifikuan dokumente

10:11, 16/09/2020

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit i PK-së ka arrestuar dy punëtorë të Komunës së Gjakovës gjatë ditës së djeshme.

 

Ata po dyshohen se gjatë vitit 2016 -2017 kanë falsifikuar dokumente në dobi të një personi.

“Më 15.09.2020 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë zyrtarë të Gjendjes civile, pasi që të njëjtit në sistemin elektronik kanë regjistruar të dhënat e një personi me fotografi të një personi tjetër dhe kanë arrit ta pajisin me dokumente të Kosovës”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është hapur për keqpërdorim i pozitës zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco