Jetmira u ekzekutua me dy plumba pushke! Ishte pajisur me urdhër mbrojtje

Jetmira u ekzekutua me dy plumba pushke! Ishte pajisur me urdhër mbrojtje

10:04, 16/09/2020

Jetmira Hasani është qëlluar me dy plumba pushke nga kunati i saj Agron Tanushi, mbrëmjen e djeshme në Bathore.

Në banesë policia ka sekuestruar edhe armën e përdorur nga autori.

Ky i fundit vijon të jetë në kërkim nga uniformat blu. Burime bëjnë me dije se autori dhe viktima kishin pasur debate të vazhdueshme prej disa ditësh, ndërsa më herët kishin bërë kallëzim në polici ndaj njëri-tjetrit.

Të dy ata kanë qenë të pajisur me urdhër mbrojtje, por vazhdonin të jetonin në të njëjtën banesë.

Konfliket mes tyre dyshohet se kishin nisur për arsye pronësie, pasi viktima prej katër vitesh ishte divorcuar nga vëllai i autorit, emigrant në Greqi dhe ende vazhdonte të jetonte në banesën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco