Ndërroj makinën para atentatit/ Preng Gjini në reanimacion, policia po verifikon pamjet e kamerave

Ndërroj makinën para atentatit/ Preng Gjini në reanimacion, policia po verifikon pamjet e kamerave

08:59, 16/09/2020

Burime nga Spitali i Traumes thonë se i plagosuri Preng Gjini ndodhet ende në reanimacion.

Do të jenë orët në vazhdim vendimtare, ndërsa gjatë ditës së djeshme i është nënshtruar një operacioni në bark. Gjini ka marr plagë të shumta nga shpërthimi në pjesën abdominale. Ndërkohë dy të dëmtuarit e tjerë italiani Silvano Barbadoni dhe një djalë i mitur kanë lënë spitalin që mbrëmjen e djeshme.

Me qëllim gjeten e itinerarit që ka bërë objektivi atentatit, policia ka bërë sekuestrimin e dhjetra filmimeve nga kamerat e sigurisë. Nga këqyrja e pamjeve filmike, rezulton se Preng Gjini ka qenë me një automjet tjetër të llojit “Fuoristradë” të cilin e ka lënë pranë Pallati me Shigjeta dhe më pas ka marrë automjetin tip mercedez-Benz A Class, të cilit i ishte vendosur një sasi e konsiderueshje tritoli. Burime thonë se lënda plasëse është vendosur në gomën e parë të mjetit nga ana e pasagjerit. Ndërkohë që makina që shpërtheu rezulton e një të afërmi të Gjinit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco