Shpërthimi tronditës/ Makinës së Preng Gjinit iu vendos 400 gram C4

Shpërthimi tronditës/ Makinës së Preng Gjinit iu vendos 400 gram C4

08:16, 16/09/2020

Atentat për hakmarrje në mes të kryeqytetit! 50-vjeçari

Preng Gjini është personi që fatmirësisht i ka shpëtuar një atentati të mirëorganizuar ditën e djeshme mbi urën e Selitës edhe pse ndodhet në gjendje kritike për jetën tek Trauma, ndërsa i është nënshtruar një operacioni në bark.

Makinës së tij i vendosën tritol të një sasie 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës dhe shpërthimi i madh është kontrolluar nga një telekomandë në distancë, ndërsa ai ishte duke udhëtuar.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë ka shkaktuar dëmtime edhe dy makinat përreth dhe janë plagosur dy kalimtarë, një 45-vjeçar italian i identifikuar si Silvano Barbadoni dhe 14-vjeçar. 

Të dy personat kanë marrë ndihmën e duhur në spital dhe janë larguar më pas në gjendje të mirë shëndetësore. 

Shpërthimi i tritolit të makinës solli kaos në rrugët e Tiranës, ku u grumbulluan njerëz të frikësuar e alarmuar.

Kjo ngjarje lidhet edhe me sagën e hakmarjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, ku jo më larg se disa muaj më parë Kastriot Reçi, mbeti i vrarë me snajper.

Preng Gjini është vëllai i Armando ose Tonin Gjinit nga qyteti i Rrëshenit, i cili mbeti i vrarë në 12 gusht 2019. 

Armando Gjini i kishte shpëtuar më parë dhe një atentati me tritol, pasi fatmirësisht ka mundur ta pikasë në kohë lëndën eksplozive.

Ndërkohë një vit pas vrasjes së Armando Gjinit, në Tiranë organizohet një atentat akoma dhe më i sofistikuar ndaj vëllait të tij, Preng Gjini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco