Babai i 13-vjeçares së abuzuar: Policia na tha të mos bënim dallavere...

Babai i 13-vjeçares së abuzuar: Policia na tha të mos bënim dallavere...

12:19, 12/09/2020

“Policia na tha të mos përziheshim me atë familje, mos bëni dallavere, na tha, Blerimi vinte, ikte këtu”. Kjo është dëshmia e babait të 13-vjeçares që u abuzua seksualisht në fshatin Vërdovë në Pogradec. Ai shprehet për Fax News se policia u ka kërkuar që të mos pranojnë asnjë nga familja e autorit të dyshuar të abuzimit që të hyjë në banesën e tyre.

Ndërkohë edhe më tronditëse janë dëshmitë e fqinjëve të kësaj familje, të cilët thonë se faj ka dhe familja e vajzës që lejonte që e mitura të shkonte në shtëpinë e Blerim Bizgjonit.

“Gjynah, gjynah, të dy me faj janë, e ka fajin e ëma që e lë të hyjë dhe të dalë në atë derë, 13 vjeç çupa, gjynah”, shprehet një prej fqinjeve të familjes së të miturës.

Fqinja e 46-vjeçarit në Pogradec e përshkruan atë si një "njeri të keq", teksa tregon se e kishte dëgjuar si histori "abuzimin që ai bënte me 13-vjeçaren. Ajo çobani e merrte vajzën në shtëpi, ku jetonte me gruan dhe 2 vajzat. Një nga vajzat e autorit ishte shoqe me 13-vjeçaren.

"Njeri i keq ishte, harbon, merr të miturat. E kishim dëgjuar si histori, po vinte e merrte prej një viti në shtëpi. Jeton me të shoqen dhe të 2 vajzat e tij. Shkonte gruaja ose ndonjë nga vajzat e merrte në shtëpi me të shoqen. I kam folur, ç'kërkon andej ça e ke, vete me çupën gjoja e mëson e bija për shkollë", tregon fqinja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco