Shpërndanin drogë dhe e kontrollonin me dron/ Policia pikas dhe arreston 3 të rinjtë shqiptarë

Shpërndanin drogë dhe e kontrollonin me dron/ Policia pikas dhe arreston 3 të rinjtë shqiptarë

17:41, 11/09/2020

Tre shqiptarët, përkatësisht të moshave 22, 23 dhe 27 vjeç,  kontrollonin veprimtarinë e shitjes së drogës duke përdorur një dron, në mënyrë që të mos zbuloheshin nga policia, raportojnë mediat italiane.

Gjitashtu një person i katërt i moshës 21 vjeçare po mbahet në paraburgim, sipas policisë së Milanos.

Pas operacionit policor, u sekuestruan gjithsej 17.6 kg hashash dhe 1.160 kg kokainë.

Hetimet

Pasi që u bënë nga ku rezultoi se aktiviteti i tregtimit të drogës karakterizohej, ndër të tjera, nga përdorimi i një droni, bëri që policia të shkonte më pas në apartamentin nga ku kontrollohej pajisja fluturuese. Me tu afruar në apartament, ata vunë re se një vajtje-ardhje të makinave të dyshimta.

Kështu të hënën, policët e Comasina identifikuan 27 vjeçarin duke drejtuar një makinë. I riu, pasi kishte shkëmbyer shenja marrëveshje me bashkëpunëtorët e tjerë, u largua në drejtim të rrugës shtetërore Milano-Meda.

Më pas oficerët e policisë njoftuan kolegët e tyre, të cilët ndaluan makinën e dyshimtë në Viale Enrico Fermi. Të fshehur brenda një ndarjeje nën sediljet e pasme, oficerët gjetën dhe sekuestruan 2 kg hashash të ndarë në 20 pako.

Menjëherë pas hyrjes përmes Murat, policia ndaloi dhe kontrolloi 23-vjeçarin dhe 22-vjeçarin, të cilëve iu gjetën tre celularë, njëri prej të cilëve është i pajisur me teknologji të aftë për të regjistruar telefonatat dhe iu gjetën disa çelësa të apartamentit.

Më pas policia u kthye për kontroll në banesë. Me të mbërritur ata vunë re 21-vjeçarin , i cili arriti t’i shpëtonte policisë atë ditë, por u arrestua një ditë më vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco