Shpërndanin lëndë narkotike në lagjet e Fierit, arrestohen 2 persona

Shpërndanin lëndë narkotike në lagjet e Fierit, arrestohen 2 persona

13:49, 11/09/2020

Policia e Fierit ka njoftuar se ka arrestuar 2 persona, dhe ka sekuestruar doza me lëndë narkotike e municione luftarake.

E. M., 23 vjeç, dhe O. L., 17 vjeç, u kapën teksa shpërndanin lëndën narkotike në lagjen “Apolonia” të qytetit.

Pas kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, u gjetën disa doza me lëndë narkotike, dhe fishekë pistolete.

Njoftimi i plotë i policisë:

Operacion për goditjen e një grupi që shpërndante lëndë narkotike në doza.

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Apolonia”.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike dhe municion luftarak.

Bien në pranga 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga  Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një pune hetimore, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Apollonia”, si rezultat i të cilit u godit një grup që shpërndante lëndë narkotike në doza, në qytetin e Fierit.                

Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. M., 23 vjeç, banues në Fier,

O. L., 17 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen “Apollonia”.

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit personal dhe nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 doza me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe fishekë pistolete.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco