Hashimi shpallet i pafajshëm, do të kërkojë 5.2 milionë euro dëmshpërblim nga mediat

Hashimi shpallet i pafajshëm, do të kërkojë 5.2 milionë euro dëmshpërblim nga mediat

13:52, 11/09/2020

Afaristi i njohur kosovar, Rrahim Hashimi është shpallur i pafajshëm.

“Pas 3 vite e gjysmë të maltretimeve, shantazheve dhe linçimeve publike që më janë bërë, drejtësia vendosi duke hedh poshtë aktakuzat dhe të pushoj procedurën penale ndaj meje për marrje ryshfeti, ushtrim ndikimi dhe mashtrim në vazhdimësi”, ka shkruar Hashimi në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se është në bisedime me një avokat të njohur ndërkombëtar për realizimin e së drejtës për dëmshpërblim,  vlera për kompenzim do të jetë 5.2 milion euro.

“Nga këto, nga Këshilli Gjygjësor do kërkoj 3 milion euro, ndërsa 1 milion euro nga “Grupi Koha”, për shantazh, denigrim dhe për linqim 1 milion euro nga “Insajder”i për shantazh dhe linqim dhe 200.000 euro nga RTK për një storie shantazhuse”, ka shkruar në reagim.

Ai ka qëndruar në paraburgim 9 muaj në cilësinë e zyrtarit të Drejtorisë për Siguri Kombëtare, si dhe koordinatorit të AKP-së dhe aksionarit të Bankës Ekonomike, për të cilat Hashimi bënë të ditur se “është vërtetu që asnjëherë s’kam pas pozita të tilla”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco