5 vjet e 8 muaj burgim ndaj serbit për terrorizëm, mashtrim e armëmbajtje

5 vjet e 8 muaj burgim ndaj serbit për terrorizëm, mashtrim e armëmbajtje

13:46, 11/09/2020

Është shpallur fjator e dënuar me dënim unik prej 5 vite e 8 muaj burgim shtetasin serb Srba Antiq, për shtytje për kryerje të veprave terroriste, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në pikën e parë të dispozitivit, ai akuzohet për përgatitje të veprave terroriste ose veprave kundër sigurisë së Republikës së Kosovës, mirëpo kryetari i trupit gjykues, Musa Konxheli, deklaroi se gjykata e ka rikualifikuar këtë vepër në shtytje për kryerje të veprave terroriste.Ai ka thënë se me veprimet e të akuzuarit janë përmbushur elementet e kësaj vepre penale, për të cilën është dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim.

Ndërkaq, për mashtrim, Antiq është dënuar me 3 vite burgim e 2,000 euro gjobë, ndërkaq për pikën e tretë të akuzës, atë për armëmbajtje pa leje, është dënuar me 8 muaj burgim.Më pas, gjykatësi Konxheli deklaroi se ndaj të akuzuarit shqiptohet dënimi unik prej 5 vite e 8 muaj burgim, në të cilin dënim të pandehurit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe atë nga data e arrestimit derisa aktgjykimi ta marrë formën e prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me burg.Dënimi ndaj të akuzuarit do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Ai është obliguar që të paguajë në emër të shpenzimeve procedurale paushall prej 150 euro, kurse në emër të Fondit të Viktimave të Krimit shumën në vlerë prej 50 euro, në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.Gjithashtu, është obliguar që të dëmtuarve tua kthej shumat e caktuara në dispozitiv të akuzës, të cilat nuk janë kthyer deri në momentin e shpalljes së aktgjykimit.

Gjyqtari Konxheli ka bërë të ditur se të akuzuarit i konfiskohen edhe gjësendet e sekuestruara.Ndërkaq, meqenëse është shqiptuar dënimi mbi 5 vite, i është vazhduar edhe masa e paraburgimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco