Me armë në banesë e pa patentë në makinë, arrestohet 17 vjeçari

Me armë në banesë e pa patentë në makinë, arrestohet 17 vjeçari

12:00, 11/09/2020

Mbante armë zjarri pa leje në banesë dhe qarkullonte me mjet pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Ai është Xh. S., 17 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Ura Vajgurore.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Berat

Mbante armë zjarri pa leje në banesë dhe qarkullonte me mjet pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. S., 17 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Ura Vajgurore.

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas mbante armë zjarri pa leje, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur një armë zjarri automatik, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, në aksin rrugor Urë Vajgurore-Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco