Arrestohen 13 shqiptarë në Itali, hetimet nisën më 2018

Arrestohen 13 shqiptarë në Itali, hetimet nisën më 2018

10:37, 11/09/2020

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në provincat e Arezzo dhe Parma dhe në Shqipëri, karabinierët e komandës provinciale të Arezzo, me bashkëpunimin e atyre që janë kompetent për territorin dhe shërbimi për bashkëpunimin policor ndërkombëtar, kanë  arrestuar 13 persona të cilët akuzohen për  trafik droge (kokainë dhe marijuanë).

Hetimet, kanë filluar nga pala italiane në mars 2018 dhe janë të koordinuara nga prokurori i qytetit toskan.

Mësohet se 13 të arrestuarit i përkasin katër grupeve të ndryshme kriminale shqiptare, të cilët siguronin sasitë e kokainës dhe marijuanës dhe furnizonin shpërndarësit në Arezzo.

Gjatë hetimeve identifikuan disa persona që kishin krijuar varësi nga përdorimi i drogës, në shumicën dërrmuese të rasteve të kokainës ndërsa u zbulua se janë shitur rreth 3200 doza të cilat kanë sjellë një xhiro me vlerë rreth 200 mijë euro.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se do të zbulohen detaje të mëtejshme gjatë një konference për shtyp në komandën provinciale të karabinierëve Arezzo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco