Shtyhet aktgjykimi për Pjetër Ndrecaj për mungesë transporti

Shtyhet aktgjykimi për Pjetër Ndrecaj për mungesë transporti

09:03, 11/09/2020

Është shtyrë për të hënën shpallja e aktgjykimit për të akuzuarin Pjetër Ndrecaj i cili akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë?”, si dhe “mbajtje ne? pronësi kontroll ose posedim te? paautorizuar te? armeve”.

 

Ndonëse ishte paraparë të mbahej këtë të premte, kjo seancë është shtyrë për shkak të mungesës së transportit, për të sjellë të akuzuarin nga burgu e deri tek Gjykata Themelore në Gjakovë, raporton Koha.

Këtë e kanë konfirmuar nga kjo gjykatë të cilët edhe kanë treguar se shpallja e aktgjykimit është shtyrë për datën 14 shtator.

Pjetër Ndrecaj, akuzohet se me 7 gusht 2018, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij V.N. dhe vajzën e tij të mitur K.N. Ndrecaj u gjykua nga fillimi pasi ishte dënuar nga Gjykata Themelore me 25 vite burgim dhe e Apelit, me burgim të përjetshëm, vendime që u hodhën poshtë nga Gjykata Supreme, e që ktheu procesin në fillimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco